Flash

Vizita misterioze e Hashim Thaçit mbrëmjen e së martës në Tiranë

Lapsi.al 29 April 2020
Vizita misterioze e Hashim Thaçit mbrëmjen e së martës

Në kohën kur e gjithë vëmendja në Prishtinë ishte përqendruar tek fluturimi i Behgjet Pacollit në Aeroportin e Tiranës, një eskortë makinash brenda së cilës ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kaluar pikën kufitare në Vërmicë mbrëmjen e së martës. Presidenti i Kosovës ka qëndruar në Shqipëri për disa orë ndërsa është kthyer në Prishtinë në në orën 19.20. Raportet tregojnë se makina e tij nuk është kontrolluar për shkak se është makinë VIP. Kallxo.com raporton se ka parë një raport i cili i është drejtuar komandantit të pikës kufitare në Vërmicë, Arbër Telaku, ku thuhet se Presidenti ka kaluar në orën 19:20, i ulur në sedijen e parë të makinës.

Raporti i policisë thotë se nuk kanë arritur të shohin nëse prapa në veturë ka pasur persona të tjerë të ulur për shkak se makina ka pasur xhama të zinj. Kallxo.com thotë se ka tentuar të marrë një konfirmim edhe nga zyra e Presidencës, por ata nuk kanë kthyer përgjigje. Ndërsa këshilltari politik i Thaçit, Ardian Arifaj ka thënë që t’i dërgohen pyetjet në zyrën për mediat. Të njëjtën përgjigje ka dhënë zyrtarisht edhe komandanti i pikës kufitare, Arbër Telaku. Ndërsa, komandanti i rajonit kufitar ku bën pjesë Vërmica, Nexhmi Krasniqi e ka konfirmuar për Kallxo.com informacionin. Ai ka thënë se nuk i ka raportet sepse ato dërgohen në Prishtinë, por atij i është thënë se eskorta ka kaluar në Shqipëri dhe është kthyer në Kosovë. 

Sipas ligjit, makina e Presidentit dhe Kryeministrit janë VIP dhe nuk iu nënshtrohen kontrolleve. Kjo vizitë e Presidentit Thaçi në Shqipëri nuk ka qenë e paralajmëruar nga zyra e Presidentit. Gjatë ditës së martë edhe kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u ul me avionin e tij në Tiranë. Ende nuk dihet nëse Pacolli është kthyer në Kosovë apo po qëndron në Shqipëri. Pacolli akuzoi Vetëvendosjen se nuk po e lë të hyjë në vend. Ai pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re të cilës do t’i prijë Avdullah Hoti i LDK-së. Këtë e ka konfirmuar dje gjatë ditës vetë Hoti para mediave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vritet një person në Vlorë

Një 60 vjeçar ka mbetur i vdekur në Vlorë pas një sherri me sende të forta me fqinjin për çështje pronësie. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur...

11:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI