Flash

Detaje të reja/ Si ndodhi vrasja e 60-vjeçarit në Vlorë (Video)

Lapsi.al 29 April 2020
Detaje të reja/ Si ndodhi vrasja e 60-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë ku një 60-vjeçar ka mbetur i vdekur pas një sherri me sende të forta me një fqinj të tij. Ngjarja është regjistruar në lagjen "11 janari". Viktima është Bujar Mehmetaj ndërsa autori është identifikuar si Jurgen Leçaj, 25 vjeç. Gjithçka lidhet me çështje pronësie.

Te dy personat kanë lidhje krushqie dhe fqinj me njëri - tjetrin. Mësohet se gjithçka lidhet me konflikte pronësie për një kamera sigurie dhe fushëpamjen mbi banesat e tyre. konflikti është agravuar edhe për një çështje pronësie në fshatin Gorisht nga ku edhe ishin me origjinë të dy perosnat.

Viktima ka marrë goditje dhe fraktura në kokë pasi është goditur me shkop bejsbolli. Sipas policisë autori dhe viktima kishin pasur edhe në të kaluarën konflikte verbale me njeri - tjetrin. Policia ka shpallur në kërkim autorin ndërsa ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë pranë karburantit ku ndodhi ngjarja. Policia ka shoqëruar 2 persona si dëshmitarë të ngjarjes. ©LAPSI.al

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/04/VID-20200429-WA0003.mp4"][/video]

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/04/VID-20200429-WA0003-1.mp4"][/video]

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/04/VID-20200429-WA0002.mp4"][/video]

Të këshilluara

Vritet një person në Vlorë

Një 60 vjeçar ka mbetur i vdekur në Vlorë pas një sherri me sende të forta me fqinjin për çështje pronësie. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur...

11:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI