Flash

Flet babai i vëllezërve të vrarë: Të zbardhet e vërteta dhe të mos ngrihen dyshime kot

Lapsi.al 29 April 2020
Flet babai i vëllezërve të vrarë: Të zbardhet e

Në familjen e 2 vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, të vrarë në Durrës, ka vetëm dhimbje dhe zi. Vrasja ka ndodhur rreth një muaj para se të fejohej vëllai i dytë, Viktori. ‘BalkanWeb’ shkruan se fejesa ishte lenë për në fillim të muajit qershor. Ai madje ishte emëruar edhe pedagog i asociuar në UAMD. Daja i viktimave, Nikolle Preçi flet me dhimbje, por edhe i indinjuar mbi komentet mediatike që janë bërë për ta, ndërsa thekson se po flasin me shumë se ç’dinë.

Në këtë situatë kur kësaj familjeje i është mbyllur dera, ata kërkojnë nga shteti vetëm që të zbardhet e vërteta mbi këtë vrasje. Preçi thekson se kjo familje, si shumë të tjera, ka qenë e varfër dhe se jetonte në një lagje periferike, por vetëm duke punuar me punë të pastra, ngritën gjithçka. Po ashtu daja thekson se familja nuk ka asnjë konflikt dhe nuk ka dijeni se për çfarë motivesh ka ndodhur krimi i dyfishtë.

Për BW ka folur edhe babai i viktimave, i cili ka treguar se si kishin punuar përgjatë këtyre viteve dy djemtë e tij. Mes të tjerash, Kol Haxhia tha se ka punuar me djemtë si mekanik në servis makinash dhe tek lavazhi. Babai i viktimave tha se kanë marrë disa kredi për bizneset e tyre, siç ishte dhe një shumë prej 40.000 eurosh, të cilën i duhet ta shlyejë pasi kishte lënë shtëpinë peng. Ai kërkon nga shteti që të zbardhet e vërteta, ndërsa mediat të mos i shqetësojnë e rëndojnë më shumë në gjendjen e rëndë që po kalon familja me variantet e dyshimta që sjellin.

Të këshilluara

Vritet një person në Vlorë

Një 60 vjeçar ka mbetur i vdekur në Vlorë pas një sherri me sende të forta me fqinjin për çështje pronësie. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur...

11:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI