Flash

Arrihet marrëveshja LDK-AAK: Zbulohen ministrat e qeverisë së re të Kosovës

Lapsi.al 29 April 2020
Arrihet marrëveshja LDK-AAK: Zbulohen ministrat e qeverisë së re

Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës ka nënshkruar sot një marrëveshje koalicioni me AAK-në e Ramush Haradinajt. Lajmin e ka bërë të ditur para mediave, kreu i AAK-së duke zbuluar edhe emrat që do t’i propozojnë për ministra.

AAK-ja merr në qeverinë e re 4 ministra dhe një zëvendëskryeministër. Partia e Haradinajt do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, ministrinë e Arsimit, ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Zhvillimit Ekonomik.

Në krye të Ministrisë së Drejtësisë do të emërohet Selim Selimi, Ministrinë e Punëve të Jashtme e merr Meliza Haradinaj, në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, ndërsa Ramë Likaj shkon në krye të Ministrisë së Arsimit. Besnik Tahiri ndërkaq do të propozohet për zëvendëskryeministër.

Nga LDK pritet të konfirmohen ministrat që morën deturën në qeverinë e Albin Kurtit me ndonjë ndryshim të vogël. Pritet që të zbardhen edhe emrat e NISMA-s të Fatmir Limajt, AKR-së së Behgjet Pacollit dhe pakicave serbe. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vritet një person në Vlorë

Një 60 vjeçar ka mbetur i vdekur në Vlorë pas një sherri me sende të forta me fqinjin për çështje pronësie. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur...

11:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI