Flash

Fifa shton dy zëvendësime me shumë për rifillimin e turneut: tentativë për të ruajtur lojtarët

Lapsi.al 27 April 2020
Fifa shton dy zëvendësime me shumë për rifillimin e turneut:

FIFA ka propozuar për të rritur nga 3 në 5 numrin maksimal të zëvendësimeve për rinisjen e mundshme të kampionateve. Objektivi i organizmit më të lartë futbollistik botëror është ai për të mbrojtur lojtarët, duke i dhënë atyre mundësi më shumë për të pushuar, duke minimizuar rrezikun e dëmtimeve, duke qenë se rinisja, nëse do të ndodhë, do të jetë me ritme shumë të larta, me tre ndeshje në cdo tre ditë e në muajt më të nxehtë të vitit. Propozimi duhet të aprovohet nga IFAB (organi që merret me rregulloret) e vendimi final i takon ligave kombëtare individualisht.

FIFA, në një komunikatë të shpërndarë nga Reuters, ka specifikuar se zëvendësimet do të bëhen sidoqoftë në vetëm tre momente gjatë ndeshjes, plus atye të mundshme gjatë pushimit të lojës. Nëse një skuadër do të dojë të arrijë të zëvendësojë 5 lojtarë në 90 minuta lojë, do të jetë e nevojshme të kryejë dy zëvendësime të dyfishta. Një zëvendësim i gjashtë do të bëhet vetëm në kohët shtesë.

Në komunikatë, FIFA afirmon sidoqoftë se "futbolli duhet të rinisë vetëm nëse qeveritë e autoriteti shëndetësor do të thonë se është absolutisht e sigurtë e jo e dëmshme për shërbimet shëndetësore që preokupohen për popullsinë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI