Flash

Lotito sfidon Juventus: "Po ndeshje teke për titullin, jo playoff me Inter e Atalanta"

Lapsi.al 27 April 2020
Lotito sfidon Juventus: "Po ndeshje teke për titullin, jo playoff me

Pas konferencës së shtypit të kryeministrit Giuseppe Conte që ka lajmëruar rikthimin në stërvitje të skuadrave duke nisur nga 18 maji, dyshimet për rifillimin e kampionatit janë ende shumë, sidomos pas frenimit nga ministri i Sportit Spadafora. I pari që ka folur për këtë cështje është presidenti i Lazios Claudio Lotito, që i është përgjigjur atyre që e akuzojnë se kërkon të kthehet me cdo kusht në fushë për të luajtur për titullin: “Nëse nuk luhet më unë jam në Champions e kursej katër muaj paga. E kam komoditet të mos luhet, por unë arsyetoj mbi sistemin. Të tjerët jo", ka thënë ai për 'La Repubblica'.

"Më quajnë Lotito virologu, shkencëtari, por tek Lazio kam një strukturë të shkëlqyer. Kam që tani tampone e teste sierologjike. E i kam dërguar maska edhe ndonjë presidenti” ka ironizuar Lotito, që për rifillimin e kampionatit kundërshton playoff sepse "sot jam një pikë nga Juventus, e vetëm për atë Juve-Inter që... e patë vetë. Por në vajtje kundër Juves fitova 3-1 e edhe në Superkupë e munda 3-1. E duhet të luajmë ende kthimin. Për këtë arsye, një skuadër si Inter, që ka 8 pikë më pak se ne, ose Atalanta, që ka 14 më pak, më thoni ju nëse duhet të përfshihen".

Motiv për të cilin presidenti lacial favorizon një 'finale titull' kundër bardhezinjve: "Do e pranoj, por nuk e kam menduar kurrë këtë gjë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI