Flash

Handanoviç keqardhja e Lazio: nuk u ble për një milion

Lapsi.al 27 April 2020
Handanoviç keqardhja e Lazio: nuk u ble për një milion

Njeriu kyç te Inter që nga viti 2012, Samir Handanovic ka luajtur te Lazio për 6 muaj, por ai nuk u ble për një çmim qesharak.

Ndoshta jo të gjithë e dinë ose e kujtojnë që Handanovic ka veshur fanellën e Lazios, e cila mund të konsiderohet sot një rivale e Interit. Për një periudhe të shkurtër, sigurisht jodomethënëse, por ai e veshi atë. Në pjesën e dytë të sezonit 2005/06, më saktësisht. Për vetëm gjashtë muaj, përpara se të merrte drejtime të tjera me destinacione të tjera.

Handanoviç, në pronësi të Udinese, kishte filluar atë vit me Treviso. Një debutim për t'u harruar ndaj Inter: 0-3, trigolësh i shënuar nga Adriano. Një janar, lamtumirë nga Veneto: portieri slloven që për pak do të mbushte 22 vjeç, por me një shtatlartësi të admirueshme, merr valixhet dhe zbarkon në Romë, te Lazio, gjithnjë në huazim dhe në këmbim të Matteo Sereni.

Aventura zgjati vetëm gjysmë kampionati dhe 90 minuta. Pastaj, erdhi ndarja. Samir u kthye te Udinese ndërkohë që Lazios nuk i shkoi ndër mend të shlyente kartonin e tij. Dhe për më tepër, siç përsëriti disa kohë më parë ish-partneri i tij Marco Ballotta në "Sky Sport", çmimi ishte i papërfillshëm.

"Ai ishte i ri, por dallohej se ishte një portier i vërtetë. Lazio kishte mundësinë që të mund ta blinte me një çmim shumë të ulët, por e la t'i ikte. Ishte një mundësi për të mos u humbur, sepse ato ditë në portë kishim disa probleme. Sa kushtonte Handanoviç në atë kohë? Një milion ...".

Kuptohet që me Strakoshën Lazio është në duar të mira, por keqardhja mbetet. Gjithashtu sepse Handanoviç do të tregonte pothuajse menjëherë se ishte një portier i destinuar për skena të mëdha. Fillimisht në Rimini, në Serinë B, në formacionin e bukur të udhëhequr nga Leo Acori, dhe më pas përsëri në Udine, ku do të meritonte thirrjen e Interit.

Në përplasjen direkt në shkurt, të humbur nga Inter 2-1, Handanoviç nuk zbriti në fushën për shkak të dëmtimit të gishtit të vogël të pësuar disa javë më parë. Por, ndoshta, si çdo vit, disa mendime do t'i kenë kaluar ndër mend duke parë Lazion dhe Olimpicon. Ai ekip dhe ai stadiumi që, për vetëm një milion, mund të kishin qenë të tijat.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI