Flash

Liverpool zbret në fushë për Mbappé: Klopp telefonon personalisht të atin

Lapsi.al 26 April 2020
Liverpool zbret në fushë për Mbappé: Klopp telefonon

Liverpool kërkon Kylian Mbappé për të përforcuar sulmin në prag të sezonit të ardhshëm e për të bindur futbollistin ka zbritur në fushë direkt Jurgen Klopp. Sipas Le10sport.com, tekniku gjerman ka telefonuar direkt Ëilfried Mbappé, të atin e sulmuesit të Psg, për ti treguar interesin e tij e për të bërë një sondazh, në mënyrë që të kuptojë cilat janë qëllimet e ardhshme të djaloshit, që ma parisienët ka një kontratë deri në qershor 2022.

Efekti koronavirus do të prekë edhe cmimet e futbollistëve e tani edhe për ata që deri dje ishin të paarritshëm, një tentativë mund të bëhet. E kjo është ajo që ka menduar Klopp, që në nëntor dukej i dorëzuar në lidhje me idenë që një lojtar si Mbappé mund të ndryshonte ambjent. "Të blesh këtë lloj lojtari është e komplikuar - ka pranuar pesë muaj më parë gjermani - Për momentin nuk shoh asnjë klub që mund të blejë Mbappé nga Psg. E ne jemi mes tyre".

Por nga koha kur janë bërë konstatimet e gjermanit, bota nuk është më e njëjta e futbolli nuk bën përjashtim. Sipas fakteve, sulmuesi i talentuar francez shkon në skadencë në 2022 e nuk ka nxitim për të rinovuar. Reds rrezikojnë të humbasin Sadio Mané, që nuk është më në sintoni me Klopp e është i tërhequr nga një aventurë e re (Real Madrid). Natyrisht, telefonata është hapi i parë sepse pengesat për tu kaluar janë të shumta. Por ndërkohë, tekniku i Liverpool, i detyruar të jetë në karantinë, ka nisur të përpunojë terrenin.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI