Flash

Kriza Covid 19/ Fituesi i Roland Garros, përfundon në supermarket: "Fitoj 450 euro në muaj"

Lapsi.al 26 April 2020
Kriza Covid 19/ Fituesi i Roland Garros, përfundon në supermarket:

Ndërsa bota e tenisit studion si të ndihmojë tenistët më në vështirësi, Kevin Krawietz, fitues në dyshe i Roland Garros në 2019 bashkë me bashkëkombasin Andreas Mies, nuk humb kohë për të siguruar jetën e, në pritje të kthehet të luajë, ka shkuar të punojë në një 'discount' për 450 euro në muaj. "Sistemoj mallin në rafte me një mik, sheh nëse repartet e salsiceve e djatheve janë plot, sistemoj kutitë bosh - ka treguar ai për Der Spiegel -. Javën e kaluar mora edhe masat e sigurisë në hyrje, duke disinfektuar karrocat".

Natyrisht Krawietz mbetet një lojtar profesionist e nuk punon me kohë të plotë, duke qenë se duhet të stërvitet me shpresën se do të kthehet në fushë sa më shpejt. "Si profesionist, falë një leje speciale, aktualisht mund të stërvitem tre ose katër herë në javë. Si alternativë për të lëvizur, kam blerë patina, që i përdor për të vrapuar lart e poshtë nëpë kanalin e Nymphenburg në Monaco".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI