Flash

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Arbitri i finales Itali '90: "Duhet ta kisha përjashtuar Maradonën para se të niste ndeshja"

Lapsi.al 26 April 2020
Arbitri i finales Itali '90: "Duhet ta kisha përjashtuar

"Duhej ta përjashtoja Maradonën para finales së Botërorit Itali '90, gjatë himneve kombëtarë, për atë fyerje që i bëri gjithë stadiumit". Nuk ka dyshime Edgardo Codesal Mendez, që në 8 korrik 1990 arbitroi Argjentinë-Gjermani, akti i fundit i turneut, e që dëgjoi Pibe de Oro të shante "hijos de puta" italianët që fërshëllenin himnin argjentinas. "Nëse do të aplikoja rregullat, duhet ta nxirrja me të kuq para fillimit të ndeshjes", ka rrëfyer arbitri për një radio uruguajane.

Codesal konfirmoi se Diego ishte shumë nervoz: "U mundova ta qetësoja, më vinte keq edhe mua të fërshëllehej himni argjentinas por i thashë: 'je lojtari më i madh në botë, mos mendo e luaj'. Por ai nuk e kuptoi dhe murmuriti të tjera fyerje...".

Në atë finale, fituar nga gjermanët 1-0 falë penalltisë së Brehme në të 85', Codesal përjashtoi nga loja në fillim Monzon e pastaj Dezotti, duke e lënë Argjentinën me 9 në minutat e fundit. Për Maradonën një e verdhë për protesta, që ish-arbitri e tregoi kështu: "Më tha 'sidoqoftë e di, është një vjedhje e Fifa-s, nuk do të fitojmë e ti je dërguar për këtë'. Mund ta kisha përjashtuar edhe aty.

E megjithatë, me dy kartona të kuq të falur ish-numrit 10, raporti me tifozët argjentinas mbetet i vështirë edhe pas 30 vjetësh: "Akoma e kanë me mua: marr urime për vdekje nga koronavirusi për prindërit e mi 'por ti duhet të qendrosh gjallë kështu' vuan më shumë më thonë. Një cmenduri e vërtetë mendërisht. Por vendimet që mora ishin të drejtë: penalltinë për Gjermaninë do e jepja sot si 30 vjet më parë, me apo pa Var".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI