Flash

Arsenal kthehet në fushë: është klubi i parë anglez në stërvitje

Lapsi.al 27 April 2020
Arsenal kthehet në fushë: është klubi i parë anglez

Arsenal mbyll izolimin dhe zbret në fushë, duke u bërë klubi i parë i Premier League që rinis stërvitjet, pas pezullimit të 13 marsit për shkak të emergjencës koronavirus. Skuadra e Mikel Arteta është kthyer në veprim duke respektuar kushtet e sigurisë, si mbajtja e distancës, puna individuale vecmas, me maksimumi pesë lojtarë secili në 10 fushat e lojës të kompleksit sportiv, e me seanca stërvitore maksimumi një orë.

Edhe Brighton ka rihapur strukturat e tij për ti lejuar lojtarëve të stërviten. Arsenal dëshironte të kthehej në punë përpara klubeve të tjera sepse, për shkak të pozitivitetit ndaj virusit të teknikut Arteta, ka qenë i detyruar të qendrojë i ndaluar më gjatë se skuadrat e tjera, duke llogaritur në total 47 ditë pa stërvitje.

I ashtuquajturi 'project restart', ose më saktë plani i Premier për tu rivënë në lojë pas pezullimit të 13 marsit, do të implementohet gjatë javës. The Times e Bbc kanë shpërndarë lajmin sipas të cilës Premier parashikon të rifillojë në 8 qershor, për të mbyllur sezonin aktual në fund të korrikut.

Stërvitjet e grupit duhet të fillojnë në 18 maj. Klubet të premten do të diskutojnë opsionet e mundshme për rikthimin në fushë me dyer të mbyllura. Vendimi final, do ti takojë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, që ka nisur takimet me mjekët e Federatat sportive për të përballur cështjen.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI