Flash

Tebas shuan ëndërrat e tifozëve blaugrana: "Barcellona nuk mund të blejë Lautaro ose Neymar"

Lapsi.al 25 April 2020
Tebas shuan ëndërrat e tifozëve blaugrana: "Barcellona nuk

As Lautaro Martinez e as brazilianin e shumë dëshiruar Neymar: Barcellona nuk mund ti lejojë vetes operacione merkato në të tilla përmasa sepse në këtë moment, lëvizje të tilla për lojtarë të këtij kalibri, me vlera hiper-milionere janë thjesht të pamundur. Një opinion, ose më saktë, një siguri e shprehur në mënyrë direkte nga presidenti i Liga-s spanjolle Javier Tebas, që për shkak të emergjencës koronavirus parashikon se në sezonin e ardhshëm të merkatos "do të ketë shumë shkëmbime". E kështu, duke përjashtuar ndonjë cudi, janë për tu përjashtuar tratativat që sjellin në lëvrim të jashtëzakonshëm parash.

"Nuk është e vërtetë që aktualisht Barcellona po negocion blerjen e këtyre dy lojtarëve " ka saktësuar Tebas. "Të gjithë klubet janë tani të përqendruar se kur sezonin mund të rinisë e jo mbi fushatën e blerjeve të ardhshme. Transferimet nuk janë një prioritet i klubeve europiane në këtë fazë. Të gjithë duan të limitojnë dëmet e lidhura me ndalimin e aktivitetetve e sot është e pamundur të mendosh për operacione të tilla".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI