Flash

Icardi tek Juventus, Inter i lumtur: kontrata Paratici-Leonardo vlen 85 milionë për zikaltrit

Lapsi.al 25 April 2020
Icardi tek Juventus, Inter i lumtur: kontrata Paratici-Leonardo vlen 85

Arkadiusz Milik është emri në krye të listës së dëshirave për sulmin e Juventus, që do të përshëndesë kështu Gonzalo Higuain në skadencë kontrate në 30 qershor 2021 e që do të mbushë 33 vjec në 10 dhjetor. Por drejtuesit e Juventus vazhdojnë të këmbëngulin edhe në pistën që të con tek Mauro Icardi. Objektivi i ndjekur gjatë, përpara se të përfundonte tek Psg, mund të jetë i realizueshëm këtë verë. Argjentinasi ka dëshirë të kthehet të luajë në Itali e Juve përfaqëson hakmarrjen e tij.

Sipas asaj që bën të ditur 'Corriere dello Sport', drejtori sportiv bardhezi Fabio Paratici - që nuk e ka ndërprerë asnjëherë kontaktin me Ëanda Nara, bashkëshortja-menaxhere e Icardi - ka biseduar me homologun e tij të Psg Leonardo për të kuptuar mundësinë e operacionit. Një rrugë më e komplikuar në krahasim me atë që të con tek Milik, që Napoli nuk mund ti lejojë vetes ta humbasë me parametër zero pas një viti: për cështje pagese, por edhe sepse tratativa do të kalojë përmes blerjes së lojtarit nga francezët.

Psg mund ta bëjë lehtësisht duke derdhur 70 milionë në arkat e Inter, që në anën tjetër, në rast të rishitjes së lojtarit në një klub italian, do të përfitonte nga klubi parisien nga 10 në 15 milionë më shumë. Në këtë pikë, Juventus mund ta diskutojë shitjen me Psg, duke kërkuar të ulë cmimin e lojtarit përmes lojtarëve në shkëmbim, mbi të gjithë Miralem Pjanic që pëlqehet shumë nga Leonardo, por flitet edhe për Douglas Costa, Alex Sandro e De Sciglio.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI