Flash

Hollanda mbyll kampionatin: Ajax i pari, por nuk ka titull

Lapsi.al 24 April 2020
Hollanda mbyll kampionatin: Ajax i pari, por nuk ka titull

Futbolli në Hollandë nuk do të rifillojë e Eredivisie 2019/20 mund të konsiderohet e mbyllur. KNVB, federata hollandeze, ka vendosur të përfundojë para kohe kampionatet, që nuk do të rifillojnë edhe kur emergjenca Covid-19 të mbarojë. Klasifikimi final ështëai i javës së 26 e tregon këtë: Ajax i pari, AZ në vend të dytë me diferencë golash, më pas Feyenoord e Psv. Titulli megjithatë nuk do të dorëzohet.

Jo vetëm KNVB ka vendosur të mos e dorëzojë titullin për sezonin 2019/20 në Eredivisie, por edhe promocioni e rënia nga kategoria janë bllokuar. Për herë të parë nga 1956 një kampionat hollandez nuk përfundon. RKC e Ado den Haag, dy skuadrat e fundit të Eredivisie, nuk do të zbresin në Eerste Divisie. Ndërsa Cambuur e de Graafschap, që udhëhiqnin të dytën, nuk do të përmbushin dot misionin.

Në krye të klasifikimit është bërë menjëherë edhe vlerësimi për kualifikimin në kompeticionet e ardhshme europiane: Ajax, i pari për diferencë golash ndaj AZ Alkmaar, duhet të shkojë direkt në grupet e Champions League, ndërsa Alkmaar në paraeleminatore. Feyenoord në grupet e Europa League me Psv e Ëillem II në paraeleminatore.

Një zgjedhje e fortë e federatës hollandeze që krijoi zhurmë, sidomos për situatën e lidhur me rrëzimin nga kategoria. Në votimet e ndryshme të klubeve të divizionit të parë e të dytë, në fakt, 16 shoqëri në 34 ishin shprehur në favor të promocionit e rënies (nëntë kundër, nëntë abstenime).

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI