Flash

Shuhet presidenti që solli Baggio-n e Signori-n: Bologna në zi për humbjen e Gazzoni-t

Lapsi.al 24 April 2020
Shuhet presidenti që solli Baggio-n e Signori-n: Bologna në zi

Futbolli italian është në zi për vdekjen e Giuseppe Gazzoni Frascara. Sipërmarrësi, i sëmurë prej kohësh, është shuar në moshën 84 vjecare. Gazzoni ka qenë presidenti i Bologna nga qershori 1993 në shtator 2001. Rreth 10 vjet më parë ishte edhe sponsor i kuqebluve me markën Idrolitina. Ai mbajti pronësinë e shoqërisë deri në rënien në Serie B në 2005. Nga 2014 Gazzoni ishte emëruar president nderi I klubit.

Në tre vjet ai arriti të conte Bologna në Serie A nga Serie C pas sezoneve të vështira, duke evituar edhe falimentimin. Kishte marrë në skuadër kampionë si Roberto Baggio e Beppe Signori. Kujtohet edhe si një nga akuzuesit kryesorë të skandalit të Calciopoli.

KUJTIMI I KLUBIT BOLOGNA

"Protagonist i operacionit të shpëtimit me të cilin mori Bologna pas rrezikut të falimentimit, ndërtoi shoqërinë e skuadrën, duke arritur në kohë të shkurtër kategorinë elitare (fitore në kampionatet 1994-95 në C1 e 1995-96 në B) e i ngjiti kuqeblutë në majën e futbollit italian". Kujtohen "blerjet e kampionëve si Baggio e Signori, fitorja e Kupës Intertoto në gushtin e 1998 - një titull në palmares që mungonte nga '74 -, rigjeti pjesëmarrjet europiane me ecurinë e skuadrës së Mazzone deri në gjysëmfinale Uefa të 21 viteve më parë. Gazzoni - lexohet aty - ka rikthyer në Bologna entuziazmin e lojtarëve të mëdhenj, nga Pagliuca tek Andersson, nga Kolyvanov tek Cruz, e shumë të tjerë që kanë mbetur në zemrën e tuifozëve, me Ulivieri, Mazzone e Guidolin si timonierët kryesor në pankinë". "Në vjeshtë 2001 – kujton Bologna – i shiti presidencën Renato Cipollini, duke mbetur pronar i Bfc për 4 vite të tjerë para se të kalonte në duart e Cazzola. Vazhdoi të punonte në rolin e presidentit të nderit nën drejtimin e Joey Saputo, duke treguar pjekuri e stil në panoramën e futbollit italian". "E gjithë Bologna Fc 1909 – përfundon komunikata – merr pjesë në dhimbjen e familjes duke kujtuar me emocion Presidentin Gazzoni, që është future në historinë e Klubit tonë, duke kontribuuar në mënyrë vendimtare me punën e tij për ta kthyer të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI