Flash

Bundesliga në start, Eredivisie drejt anullimit: ja datat e rifillimit të kampionateve elitare

Lapsi.al 23 April 2020
Bundesliga në start, Eredivisie drejt anullimit: ja datat e rifillimit

Zhvillimi i infektimit nga Covid-19 ka riprogramuar datat e kampionateve të ndryshme të Europës, me Federatat që, në dakordësi me mjekët e politikën, po punojnë për një fillim të ri. Nëse fillimi i qershorit është datë e mundshme për rinisjen e Superiores, ja si është situata në kampionatet elitare të kontinentit.

BUNDESLIGA (9 javë për të luajtur)

Federata gjermane ka lajmëruar se dëshiron të rifillojë në 9 maj, natyrisht me dyer të mbyllura me të gjitha masat shëndetësore të rastit: maksimumi 300 persona brenda impianteve me të gjithë ritualet me të cilat jemi mësuar (hyrja në fushë me fëmijët, shtrëngim duarsh etj) të anulluara. Skuadrat janë kthyer në stërvitje prej kohësh, me Ëolfsburg që zbriti i pari në fushë në fund të marsit.

PREMIER LEAGUE (9 javë për të luajtur)

Në 1 maj do të jetë takimi mes klubeve për të vendosur: mazhoranca kërkon të rifillojë me kampionatin rreth mesit të qershorit me stërvitjet që do të fillonin në 18 maj. Shpresohet të mbyllet përpara javës së parë të gushtit, edhe pse është FA Cup (në cerekfinale) që i komplikon gjërat.

LIGA (11 javë për të luajtur)

Stërvitjet individuale ose në grupe të vogla duhet të risinin në 4 maj, një javë më vonë seancat e plota për tu kthyer të luhet në javën e tretë të qershorit. Federta spanjolle ka deklaruar se, në rast të ndalesës përfundimtare, do të vlejë klasifikimi aktual: një hipotezë për tu patur parasysh duke parë përplasjet për rikthimin të sindikatës së futbollistëve.

LIGUE 1 (9 javë për të luajtur)

Në Francë situata është më kaotike: kalohet nga propozimi i Rivere (presidenti i Nice) për të rifilluar pas verës dhe të përafrojë sezonin 2021/22 me vitin kalendarik, tek pozicioni i Ligës që shpreson të rifillojë ndeshjet më 17 qershor për të mbyllur kampionatin në 25 korrik, me startin e sezonit të ri një muaj më vonë. Sindikata e lojtarëve, megjithatë, proteston për "tour de force" që duhet të përballojnë lojtarët, ndërsa nuk është përcaktuar ende protokolli mjekësor-shëndetësor që klubet duhet të ndjekin.

EREDIVISIE (9 javë për të luajtur)

Federata hollandeze "nuk ka ndërmend të vazhdojë" sezonin në Eredivisie, pasi Qeveria zgjati ndalimin e eventeve të rëndësishme deri në 1 shtator për shkak të koronavirus. Shkohet kështu drejt ndalimit përfundimtar të sezonit 2019/20. Klubet e Eredivisie do të takohen "për të diskutuar pasojat " e vendimit, ndërsa fushat e stërvitjes do të hapen "në kushte rigoroze sigurie" në mënyrë që lojtarët të rinisin punën.

JUPILER PRO LEAGUE (ratifikimi i Asamblesë është parashikuar orët e ardhshme) e SCOTTISH PREMIERSHIP kanë lajmëruar se e konsiderojnë përfundimisht sezonin të mbyllur.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI