Flash

Zbulohet protokolli i sigurisë i Barcelonës: për lojarët 5 kontrolle para rinisjes

Lapsi.al 23 April 2020
Zbulohet protokolli i sigurisë i Barcelonës: për lojarët 5

Ashtu si në shumë vende një datë nuk është fiksuar ende për rifillimin e kampionatit, por në kampin e Barcelonës kanë ndërtuar tashmë një protokoll për këtë cështje, sapo Qeveria të japë aprovimin për të nisur fazën e kthimit të aktiviteteve sportive, të rakorduar me Liga-n e federatën. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja spanjolle 'As', futbollistët do ti nënshtrohen pesë mënyrave të kontrollit: fillon me një bisedë personale, pastaj nisin një seri testesh metabolikë e për koronavirus. Dy hapat e fundit për të marrë aprovimin për rinisjen janë testi i vrapimit që vazhdon me sprint e ai i rezistencës.

Messi e të tjerët do të mbërrijnë në stërvitje, në ditën e parë, në mënyrë individuale e do të vendosen në strukturat e klubit, sipas një programi të vendosur që më parë, por që do ta marrin nga delegati vetëm pak ditë para nisjes. Kontakti i parë me futbollistin do të jetë një bisedë personale me të, ku do të marrin pjesë një anëtar i shërbimit mjekësor e një përgatitës atletik. Pas bisedës, cdo futbollist do të ketë një matje të gjendjes së tij fizike: trguesi i yndyrnave në trup do të jetë vlerësimi i parë konkret i efekteve që ndalesa ka patur mbi trupin. Futbollisti do të kryejë edhe një kontroll të metabolizmit (MAS-ASR), por vendimtar do të jetë testi i koronavirus e antitrupave. Këto mënyra kontrolli do të kryhen periodikisht e sistematikisht gjatë pjesës së mbetur të sezonit, si për lojtarët ashtu dhe për stafin e skuadrës. Pas këtyre tre hapave, futbollisti do ti nënshtrohet një testt vrapimi që vazhdon me sprint e, në fund, do të kryhet një test rezistence, me punë dinamike e izometrike.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI