Flash

Aurier e Sissoko nuk respektojnë rregullat e qeverisë: Tottenham sërisht në qendër të kritikave

Lapsi.al 22 April 2020
Aurier e Sissoko nuk respektojnë rregullat e qeverisë: Tottenham

Tottenham përfundon përsëri në qendër të polemikave për mungesën e respektimit të distancimit social. Dy javë pasi José Mourinho kishte organizuar një seancë të vogël stërvitore, tani në qendër të kritikave kanë përfunduar Serge Aurier e Moussa Sissoko. Dy lojtarët, si dëshmojnë vetë postimet në Instagram të mbrojtësi, janë stërvitur bashkë të martën, duke thyer bllokimin e vendosur nga Qeveria. 'Duam të kërkojmë ndjesë se nuk dhamë shembullin e duhur. Duhet të respektojmë të gjitha këshillat e Qeverisë për të reduktuar sa më shumë jetët e humbura gjatë kësaj pandemie".

Në njërin nga postimet e bëra, Aurier, që mban një maskë, duket që filmon shokun e tij Sissoko por duke mbajtur të paktën distancën e kërkuar prej dy metrash. Por në klipet e tjera dy futbollistët e Spurs janë të impenjuar në ushtrime të afërta dhe në fund ulen pranë njëri tjetrit.

Dy futbollistët janë edhe impenjuar për të bërë një dhurim për Shërbimin Shëndetësor kombëtar. Lojtarët me shumë mundësi do ta kalojnë pa gjobë, por një zëdhënës i Spurs ka deklaruar: "Do të flasim me të dy lojtarët e përfshirë". Mbrojtësi francez, për më tepër, është përsëritës, duke qenë se është kapur duke vrapuar me një shok të njëjtën ditë që Mourinho kishte organizuar stërvitjen e personalizuar për Ndombele.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI