Flash

Joao Felix më i fortë se pandemia: portugezi i vetmi në botë që ka humbur vlerën vetëm 10%

Lapsi.al 22 April 2020
Joao Felix më i fortë se pandemia: portugezi i vetmi në botë

Emergjenca Koronavirus ka goditur e vazhdon të trondisë botën e futbollit, financat e tyre dhe vlerën e merkatos. Por nëse flitet që kartonët e lojtarëve të mëdhenj si Mbappe kanë përfunduar nga 200 milionë euro në 65, Joao Felix, sipas Transfermarkt, është i vetmi lojtar vlera e të cilit ka rënë vetëm 10% gjatë kësaj krize të pandemisë.

Sulmuesi portugez kushton në merkato 81 milionë euro, nga 90 milionë që vlerësohej para bllokimit të kampionateve. Vetëm dy lojtarë të La Liga kushtojnë më shumë se Felix, Leo Messi dhe Griezmann, ndërsa pjesa më e madhe e futbollistëve kanë patur rënie prej 20 përqind. I blerë në merkaton e verës së kaluar për 127 milionë euro, sulmuesi portugez u shndërrua në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Colchoneros. I ashtuquajturi “Djaloshi i Artë” megjithatë nuk e ka justifikuar ende shumën e paguar nga klubi, në sezonin e tij të parë me Atletico.

Dy dëmtime të pësuara dhe shpesh herë pozicioni i tij në fushë i kërkuar nga Simeone e kanë penguar Joao të jetë në nivelin e tij më të lartë. E megjithatë, për momentin përvecse është lojtari më i kushtueshëm i “Los Colchoneros” po ashtu sulmuesi 20 vjecar është portugezi me vlerën më të lartë, duke lënë pas Bernardo Silva dhe Cristiano Ronaldo.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI