Flash

Klopp pozicionohet në lidhje me rifillimin e Premier League: "Nuk mund të përshpejtojmë kohët"

Lapsi.al 22 April 2020
Klopp pozicionohet në lidhje me rifillimin e Premier League: "Nuk mund

Me kalendarin e Premier League ende pezull për shkak të emergjencës koronavirus, Jurgen Klopp pozicionohet në lidhje me rifillimin e mundshëm të kampionatit. "Të shohim, në Gjermani janë të gjithë shumë optimistë që do të nisin në mesin e majit - ka shpjeguar tekniku i Liverpool -. Të shohim kur do të nisë këtu. E dimë cfarë duam dhe gjëja e parë është që të jenë të gjithë mirë e bukur. Nuk mund ti forcojmë gjërat e nuk do ta bëjmë, sepse nuk mundemi", ka thënë gjermani i Reds.

Premier League shpreson të mund të rifillojë në mesin e qershorit, por Klopp e merr me qetësi: "Në momentin kur të jetë mundësi për të rifilluar të stërvitemi do ta bëjmë. Jemi të gjithë në shtëpi, të gjithë të izoluar, nuk kemi raste pozitiviteti apo gjëra të ngjashme - shtoi Klopp -. Nuk jam i sigurtë kur do të jetë e mundshme të stërvitemi në grup, duhet të presim qeverinë në lidhje me këtë".

Përsa i përket pjesës së mbetur të sezonit, dominuar nga Reds në Premier, tekniku i Livepool qendron me këmbë në tokë: "Nuk do të ndryshojmë, kjo është gjëja e parë, por nëse do të kemi sukses do të varet edhe nga ajo që bëjnë klubet e tjera. Të gjithë kanë mundësinë të përmirësojnë gjërat, ti bëjnë më mirë. Kështu që nuk e kam idenë se cfarë do të rezervojë e ardhmja".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI