Flash

Video/ Një fanellë për Piperon, FSHF i përulet mjekëve: "Faleminderit për sakrificën tuaj!"

Lapsi.al 22 April 2020
Video/ Një fanellë për Piperon, FSHF i përulet mjekëve:

E kishte quajtur pak javë më parë, kombëtarja jonë kuqezi e tashmë

Federata Shqiptare e Futbollit e pagëzon edhe me fanella etiketimin e bërë për mjekët, infermierët, sanitarët dhe shoferët e ambulancave të spitaleve Covid-1 dhe Covid-2, që në këtë kohë të pazakonshme po përballen me virusin vdekjeprurës Covid-19, si një shenjë respekti për punën e bërë në vijën e parë të luftës me virusin.

"Për të gjithë 'lojtarët tanë', FSHF vendosi të dhurojë në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga një fanellë dhe një top për fëmijët e tyre që të kalojnë me aktivitet sportiv këtë kohë të vështirë" shkruhet në komunikatën për shtyp të institucionit që drejton të futbollit, pas takimit që Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, zhvilloi ditën e sotme me Doktorët Pëllumb Pipero dhe Arjan Harxhi, ku i ka "shprehur gjithë vlerësimin e komunitetit të futbollit për guximin dhe punën e madhe që janë duke bërë këto javë në këtë 'ndeshje' të vështirë".

Dr. Pipero dhe Dr. Harxhi falenderuan Federatën e Futbollit për dhuratat e bëra dhe mesazhin e dhënë me shpalljen e punonjësve të shëndetësisë, Kombëtarja jonë.

https://youtu.be/H4vHG48ghIY

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI