Flash

500 mijë dollarë për FSHF: Plani Marshall i Fifa lëvron 150 milionë për federatat

Lapsi.al 24 April 2020
500 mijë dollarë për FSHF: Plani Marshall i Fifa lëvron 150

Fifa zbret në fushë për të përballuar pasojat e emergjencës koronavirus në futboll, duke nisur "Planin Marshall" të saj. Është vendosur në fakt një brez i parë ndihmash ekonomike për një total prej 150 milionë dollarë në favor të 211 federatave aderuese. Në harkun e pak ditëve, bën të ditur federata ndërkombëtare, do të kalojnë të gjithë financimet operative të nevojshme për federatat për vitet 2019 e 2020.

"Pandemia ka shkaktuar sfida të pa precedentë përgjithë komunitetin futbollistik e, si organ qveritar botëror, është detyrë e Fifa-s të suportojë ata që përballen me nevoja të menjëhershme", ka shpjeguar presidenti, Gianni Infantino. "Impenjimi i Fifa-s nis me furnizimin e asistencës financiare të menjëhershme për shoqëatat tona, shumë nga të cilat po jetojnë vështirësi të mëdha financiare - shtoi ai -. Ky është hapi i parë i një plani të gjerë ndihmash që po zhvillojmë për tiu përgjigjur emergjencës në gjithë komunitetin e futbollit", vazhdoi Infantino.

Sipas masës së adaptuar, të gjithë kontributet e kostove operative të shoqatave, të parashikuara në programin Forward 2.0 do të paguhen plotësisht për vitet 2019 e 2020. Në detaje, depozitimi i kuotës së dytë për 2020, fillimisht e parashikuar për në korrik, do të bëhet menjëherë. Në rrethana normale, federatat do të kishin marrë të gjithë importin e kontributit vetëm pasi të plotësonin kritere specifike. Konkretisht, cdo federatë do të marrë 500.000 dollarë, të përdorshme për të kënaqur detyrimet financiare ose operative që mund të kenë. Procedimi i planit është ende në fazë kompletimi e do të lajmërohen së shpejti.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI