Flash

Skandal në Greqi për trukim ndeshjesh: Olympiacos rrezikon zbritjen nga kategoria

Lapsi.al 25 April 2020
Skandal në Greqi për trukim ndeshjesh: Olympiacos rrezikon zbritjen

Parashikohet një verë e nxehtë për futbollin grek, i tronditur nga një tërmet i vërtetë. Sipas SDNA e mediave të tjera vendase, Olympiacos akuzohet se ka trukuar ndeshje e rrezikoin të rrëzohet nga kategoria. Në detaje të cështjes, ndeshja që përfundoi në hetimin e Komisionin e Etikës është ajo e 4 shkurtit 2015 kundër Atromitos, një tjetër shoqëri që rrezikon tashmë shumë. Por ka edhe ndeshje të tjera të dyshuara.

Akuza zyrtare për Olympiacos është ajo se ka thyer nenin 27 të kodit të sjelljes së federatës, më saktë ata për 'ndeshje të trukuara' për cështje bastesh. Gjë që, si parashikon neni 29, mund të sjellë sanksione shumë të rënda: rrëzim nga kategoria, 3 milionë gjobë e përjashtim përjetë nga bota e sportit. Një skandal që rrezikon të marrë përpara jo vetëm klubin e Pireut, por gjithë futbollin grek. Përvec presidentit të Olympicos Evangelos Marinakis, pronar edhe i Nottingham Forest, në hetimin e Komisionit të Etikës së Federatës rezultojnë të përfshirë edhe 28 persona.

Një tërmet që së shpejti mund të prekë edhe klube të tjerë. E nisur në 2014 e pastaj e mbyllur për "pamjaftueshmëri provash", hetimi i Federatës mbi disa ndeshje të trukuara mes 2011 e 2013 është rihapur, duke marrë në konsideratë edhe ndeshje të tjera si objekt i mundshëm manipulimi nga 2014 në 2015 në të cilat rezulton i përfshirë edhe Panathinaikos. Ndeshjet e dyshuara janë Veria–Olympiacos (1-2-2015), Veria–OFI (17-1-2015), OFI–Panathinaikos (15-2-2015), Asteras Tripolis-Olympiacos (1-11-2014) e Olympiacos–Atromitos (4-2-2015).

Pak ditë më parë seksioni penal i Gjykatës Supreme kishte njoftuar se Marinakis e të hetuarit e tjerë do të shkonin në gjyq. E tani mbetet vetëm vendimi i departamentit të drejtësisë së EPO (federata greke) për të ndryshuar historinë e klubit të Pireut.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI