Flash

"Nëse kalojmë Skënderbeun, në Kupë mund t'ia dalim": Bici përcakton prioritet e Bylis

Lapsi.al 25 April 2020
"Nëse kalojmë Skënderbeun, në Kupë mund t'ia

Bylis me 36 pikë synon të rikuperojë 5 pikët që e ndajnë nga Laci e Skënderbeu në kampionat, edhe pse synimin kryesor e ka të shkojë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Bylis është në cerekfinale të turneut, ndërsa rruga për tu përshkuar në 10 javët e mbetura në kampionat, në kërkim të Europës, sipas qendërmbrojtësit Ditmar Bici, është e vështirë por jo e pamundur: "Rruga për në Europë përmes kampionatit do të jetë më e vështirë, por kemi shansin tonë që jemi në Kupën e Shqipërisë - shpjegoi lezhiani -. Kemi dy ndeshje të vështira me Skënderbeun dhe nëse e kalojmë, them që jemi pretendent për Kupën. Kampionati ka edhe 10 ndeshje e gjithcka mund të ndodhë, por rruga më e shkurtër është Kupa dhe aty do të fokusohemi më shumë"

Stërvitje rigoroze dhe mundësia për ndonjë ndeshje miqësore janë ideale për të qenë gati kur topi të fillojë të lëvizë. Mbrojtësi i Bylis duhet të lërë pas edhe një 2020 problematike ku jo pak e kanë kondicionuar edhe dëmtimet. Periudha e gjatë në inaktivitet sigurisht që do ti përziejë kartat e formës, kur skuadrat të rikthehen në fushë. Për Bylis kjo është dicka e mirë, gjithnjë nëse, sipas Bicit, në javët e përgatitjes të gjithë do të japin maksimumin. Diferencën do ta bëjë puna individuale e gjithsecilit në kohën e karantinës, sado e pakrahasueshme me stërvitjen në terren: "Gjërat në kampionat mund të ndryshojnë, sidomos për Bylis, por edhe periudha dy apo tre javore që do të na japë Federata mund të bëjë diferencën. Do të shihet aty forma e cdo lojtari, sa ka punuar individualisht, edhe pse do të jetë shumë e vështirë për cdo futbollist të rikthehet aty ku e kemi lënë" përfundoi qendërmbrojtësi i Bylis.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI