Flash

Arthur, refuzimi i parë për Inter: "Dua të qendroj tek Barcellona"

Lapsi.al 19 April 2020
Arthur, refuzimi i parë për Inter: "Dua të qendroj tek

Barcellona ka në dorë të marrë Lautaro Martinez, por në të njëjtën kohë shoqëria blaugrana nuk ka ndërmend të paguajë tek Inter klauzolën prej 111 milionë euro të argjentinasit kështu që palët janë duke arsyetuar, në lidhje me pjesët e shkëmbimit për të ulur shifrën ekonomike. Një nga emrat në tavolinë është ai i Arthur, i preferuar nga Conte, por që duhet të dëgjojë edhe refuzimin e parë: "Krenar që më kërkon Inter, por dua të qendroj tek Barcellona".

Mesfushori brazilian, duke folur për La Gazzetta dello Sport, falenderon zikaltrit ("motiv krenarie të afrohesh me një klub kaq të rëndësishëm në nivel botëror, me një organikë të shkëlqyer e një trajner të madh") por saktëson: "Mendimet e mia janë të gjithë për Barcelonën: ndihem mirë dhe e shoh veten këtu për shumë vjen akoma".

Kjo situatë në fakt e bllokon cështjen sepse edhe Lautaro gjendet mirë në Milano e kështu Inter do të lëvizë vetëm në dy raste: pagesa e plotë e klauzolës zgjedhëse të kontratës ose në rastin e lojtarëve të pëlqyer për shkëmbim. Por situata e koronavirus do ti zgjasë kohët e merkatos e kështu do të ketë kohë për të folur: me apo pa Arthur.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI