Flash

Rama sqaron aktivitetet dhe risqet: Ka debat për estetikat, u kërkoj falje grave

Lapsi.al 16 April 2020
Rama sqaron aktivitetet dhe risqet: Ka debat për estetikat, u kërkoj

Edi Rama deklaroi se qeveria ka një plan paraprak për të përcaktuar strategjitë e hapjes së vendit, mbi bazë të disa ndarjeve të aktiviteteve në bazë të rrezikshmërisë që paraqesin.

Pasi listoi aktivitetet me risk të ulët, ku përmendi kryesisht shitjet me pakicë, Rama listoi më tej në 'Opinion' edhe aktivitetet me risk të mesëm dhe të lartë, të cilët do të presin më gjatë për hapjen.

“Tek bizneset që klasifikohen me risk të mesëm, janë transporti rrugor i pasagjerëve, tregtia me pakicë e mallrave të përdorura, artikuj të tjerë në tregje, shërbime arsimore mbështetëse, tregtia në pakicë në stenda e në tregje, vazhdon kështu një listë të gjatë”, tha Rama, i cili vazhdoi foli edhe për aktivitetet me risk të lartë.

“E vetmja pikë ku ka debat janë estetiket. Estetiket është i ndarë gupi i punës nëse janë rrezik i madh ose i mesëm. Iu kërkoj ndjesë të gjitha atyre grave që janë në ankthin e mosndërhyrjes në pamjen e jashtme prej 40 e ca ditësh, unë anoj nga rreziku i mesëm”, tha Rama.

“Tek rreziku i lartë hyjnë restorantet pa delivery, (restorantet me delivery do të happen që në fashën e parë), aktivitetet argëtimit, çlodhëse, arsimi në të gjithë pjesët e veta, aktivitetet sportive, transporti ndërurban”, deklaroi ai.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI