Flash

Albin Kurti dhuron gjysmën e pagës për menaxhimin e situatës nga Covid-19, diaspora 300 mijë euro

Lapsi.al 16 April 2020
Albin Kurti dhuron gjysmën e pagës për menaxhimin e situatës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dhuruar gjysmën e pagës së tij për menaxhimin e pandemisë së Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi në Facebook.

''Në kohën kur sfida është e përbashkët ashtu sikurse edhe qëllimi, solidariteti ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka dhuruar 50% të pagës së tij, përkatësisht 684.83 EUR, për menaxhimin e COVID-19'', shkruan Kryeziu.

Ndërkohë Kryeziu ka thënë gjithashtu se diaspora i është përgjigjur thirrjes së Kurtit që ta ndihmojnë Kosovën financiarisht në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.

''Diaspora po vazhdon t’i përgjigjet thirrjes për mbështetje financiare. Deri më tani, ndihma e tyre ka kaluar vlerën monetare prej 300.000 EUR. Diasporës i garantojmë transparencë dhe llogaridhënie në shfrytëzimin e mjeteve të dhuruara, dhe u jemi falënderues gjithmonë dhe gjithnjë. Qeveria Kurti është e përkushtuar që të fuqizojë rolin e mërgatës në vend, dhe për këtë jemi zotuar në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës'', përfundon zëdhënësi i qeverisë.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 11 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 423 persona.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI