Flash

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal/ Ndëshkimet me burg dhe gjobë për ata që shkelin karantinën

Lapsi.al 16 April 2020
Miratohen ndryshimet në Kodin Penal/ Ndëshkimet me burg dhe gjobë

 

Kuvendi ka miratuar sot me riformulime dhe duke pranuar rekomandimet e presidentit Ilir Meta, të gjitha dënimet në rastet kur qytetarët thyejnë masat ndaj përhapjes së COVID-19. Mazhoranca u tërhoq nga dënimi me 15 vite burg në rastet kur shkaktohet vdekja e një personi nga një tjetër i infektuar, duke e zbritur në 5 ose 10 vite burg, sipas propozimit të kreut të shtetit. Kësisoj, nëse një qytetar ndaj të cilit është dhënë më parë gjobë dhë përbën kundravajtje, atëherë dënohet me gjobë ose 6 muaj burg.

Kur kundravajtja është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar dhe rrezikon shëndetin e njerëzve, gjobë ose 2 vjet burg. Nëse nuk zbatohet urdhri i detyruar për karantinim, 2-3 vite burg.

Përhapja me dashje e sëmundjeve infektive, 2-5 vite burg. Përhapja nga pakujdesia e sëmundjes infektive, gjobë ose 2 vite burg. Kur përhapja e sëmundjes infektive ka lënë pasoja të rrezikshme për jetën e njerëzve, 3-8 vite burg.

Kur nga përhapja e sëmundjes infektive është shkaktuar vdekja e 1 apo më shumë personave, 5- 10 vite burg. Ndërkohë Kodi Penal u miratua sot në seancën e Kuvendit me 88 vota pro, 11 kundër, 3 abstenim.

NDRYSHIMET E PËRMIRËSUARA NË KODIN PENAL

Neni 242/1

Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vit.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.

Neni 89/b

Përhapja e sëmundjeve infektive

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës I sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.

Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI