Flash

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Basha: I kërkova qeverisë të mbështesë familjet në nevojë dhe bizneset

Lapsi.al 15 April 2020
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Basha: I kërkova

Lulzim Basha reagon pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Ilir Meta, që u zhvillua online pasditen e sotme.

Rama flet për diskutimin në Këshillin e Sigurisë 

Kryedemokrati thekson se i ka kërkuar qeverisë të mbështesë familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira të koronavirusit.

Emergjenca e Covid-19, Meta zbardh mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare 

“Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme. #ditemetemira”, shkruan Basha.

Të këshilluara

'Dridhet' Greqia, tërmet 4.2 ballë

Lëkundet toka në Greqi. Një tërmet më një magnitudë prej 4.2 të shkallës Rihter është ndjerë pasditen e sotme 10 km në veri të Klitos dhe 25 km në Kozan. Sipas ...

15:37

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI