Flash

Basha nuk komenton çfarë i kërkoi Ramës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Lapsi.al 16 April 2020
Basha nuk komenton çfarë i kërkoi Ramës në mbledhjen

Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për shtyp, ka folur lidhur me ndryshimet e miratuara në Kodin Penal sot gjatë seancës plenare, dhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, që u zhvillua ditën e djeshme.

I pyetur nëse ka pasur debate me kryeministrin Edi Rama, Basha refuzoi që të përgjigjej duke u shprehur se do të respektonte rreguallet e përcaktuara në ligj.

“Dua të them një pjesë e propozimet nuk kanë qënë të nevojshme. Në gjykimin tonë masat administrative kanë qënë të nevojshme. Në përjashtim të rastit kur një person me vetëdije, duhet të ndëshkohet. Ja të marrim një shembull, një qytetar ka dalë për të marrë bukë dhe nuk ka marrë dot lejen, për raste të tilla masat e shpallura janë të mjaftueshme. Por thelbi qëndron për ndryshimet. Do i nënshtrohen edhe gjykimeve të Presidentit. Virusi luftohet, njerëzit ndihmohen. A ka pasur debate në mbledhjen e djeshme me kryeministrin Rama? Nuk kam asnjë koment! Zhvillohet sipas rregullave që përcaktohen në ligj por mund të më pyesni për qëndrimet e mia,”-tha Basha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI