Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Ka 300 viktima nga koronavrusi, por Danimarka hapi sot shkollat

Lapsi.al 15 April 2020
Ka 300 viktima nga koronavrusi, por Danimarka hapi sot shkollat

Danimarka ka rreth 300 viktima dhe mbi 6700 të infektuar nga koronavirusi, por pas një muaji mbyllje, sot ka rihapur çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore. Shkollave iu është kërkuar të respektojnë rregulla të caktuara, përfshirë atë të mbajtjes së distancave ndërmjet fëmijëve.

Rihapja e shkollave është hapi i parë i qeverisë daneze që veproi shpejt përballë përhapjes së pandemisë, duke mbyllur kufijtë që më 14 mars, pasi kishte regjistruar rastet e para të infeksionit dhe vdekjeve. Mbyllja për restorantet, kafenetë, baret dhe vende të tjera të takimeve publike do të mbetet në fuqi të paktën 10 maj.

Në të gjithë botën numri i të infektuarve nga koronavirusi është në pragun e 2 milionë teksa është rritur edhe numri i viktimave. Sipas të dhënave të përditësuara nga Universiteti Johns Hopkins numri i vdekjeve nga Covid-19 ka shkuar në rreth 127 mijë kurse numri i të shëruarve është mbi 3 milionë

Ditë e zezë për SHBA e cila në 24 orët e fundit ka regjistruar 2 222 viktima shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë në botë për një total viktimash prej më shumë se 26 mijë teksa në vend numërohen rreth 610 mijë të infektuar

Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump ka shkurtuar fondet e SHBA për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) pasi sipas tij ajo është shumë pro-kineze. ©LAPSi.al

Të këshilluara

MSH: 62-vjeçarja nuk vdiq nga koronavirusi

Një 62-vjeçare ka humbur jetën te infektivi, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë kronike e pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë: pankreatiti nekrotizant. G...

15:42

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI