Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Kriza e Covid-19, 50 mijë persona mbeten pa punë në Shqipëri

Lapsi.al 14 April 2020
Kriza e Covid-19, 50 mijë persona mbeten pa punë në Shqipëri

Ministrja Anila Denaj në intervistën e saj për Report Tv tha se numri i personave që kanë mbetur të papunë nga pandemia COVID-19 në Shqipëri shkon deri në 50 mijë, por mund të rritet edhe më shumë. Kjo pasi siç ministrja tha, bizneset mund të reduktojnë numrin e punonjësve edhe pasi të rifillojnë aktivitetin kur situata të ketë ndryshuar për mirë.

“Është ndërmarrë një vëzhgim i kujdesshëm i gjithë aktiviteteve që duhet gradualisht të hapen, që deri në fund të majit, duke monitoruar situatën në aspektin e shëndetësisë, do të mundësojë që edhe aktivitetet e bizneset deri në fund të majit mund të jenë hapur disa. Nëse kjo situatë shkon drejt këtij ekuilbri edhe efekti do të jetë më i reduktuar. Edhe sikur bizneset të hapen nuk mund të themi që nuk do kenë nevojë të reduktojnë numrin e punonjësve.

Ne sot flasim për një numër të papunësh që shkon në 50 mijë të papunë, që mund të rritet në vijim, e mund të shkojë edhe më i lartë”, tha ministrja.

Ajo tha se do të shihet mundësia që të ofrohen kurse trajnimi për personat e mbetur të papunë, në mënyrë që të përshtaten për t’u punësuar në biznese që kanë nevojë për fuqi punëtore, por që kanë tjetër karakter pune nga çfarë kishin bërë më parë.

“Ne po punojmë me personat që po regjistrohen tek zyrat e punës, për të parë çfarë profilesh kanë këta persona, çfarë trajnimesh mund të japin, që të ketë një transformimi, që ata me një kurs të përshtatshëm të jenë të gatshëm për një industri tjetër që gjatë këtij viti të kenë nevojë për fuqi punëtore”, tha ministrja Denaj.

Të këshilluara

Arratisje nga burgu i Bënçës në Tepelenë

Një i dënuar është arratisur mëngjesin e sotëm nga burgu i Tepelenës. Ende nuk ka shumë detaje në lidhje me arratisjen, ndërsa mësohet se policia ka nisur nd...

12:57

Gjendet një person i pajetë në një kanal

Një person është gjetur i pajetë në një kanal në rrugën e Shëngjinit në Lezhë. Trupi i viktimës është pikasur nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftu...

10:40

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI