Konfirmohet shërimi nga koronavirusi i kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dhe Andi Koraqit, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT.
Brataj u konfirmua pozitiv me koronavirusin në 25 mars dhe qëndroi për gati një muaj në vetizolim shtëpiak. Ai rezultoi negativ në 2 testimet e bëra së fundmi duke konfirmuar shërimin e tij.
Më 31 mars edhe doktor Andi Koraqi shkoi për herë të parë në spitalin infektiv, por qëndroi vetëm një orë, duke konfirmuar se simptomat nuk ishin shumë të rënda. Por më 5 prill Koraqi u shtrua në Spitalin Infektiv ku qëndroi 10 ditë. Këtë të martë rezultatet treguan se ai e ka mposhtur COVID-19.
Mësohet se edhe 2 infermierë janë shëruar nga virusi. Në total deri tani janë shëruar 36 personel shëndetësor. Në total janë 248 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri. ©LAPSI.al