Flash

Nuk u zbatuan rregullat e karantinës, detaje nga shkarkimi i Prefektit të Shkodrës

Lapsi.al 11 April 2020
Nuk u zbatuan rregullat e karantinës, detaje nga shkarkimi i Prefektit

Në Shqipëri, qeveria shkarkoi nga detyra prefektin e Shkodrës, Çesk Millja, pas shtimit të rasteve me COVID-19 në atë zonë dhe caktoi një koordinator për bashkitë e atij Qarku në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Ky hap u ndërmor pas përhapjes së koronavirusit në atë qark dhe masat e pamjaftueshme për të zbauar rregullat e karantinës.

Një nga zëvendës-ministrat e punëve të brendshme u ngarkua si koordinator me bashkitë e këtij qarku.

Shkodra shënoi ditët e fundit një rritje të papritur të rasteve të prekura me COVID-19; 3 raste të reja sot, 4 dje, 5 pardje dhe 7 të tjerë si sot një javë. Besohet se duke mos zbatuar masat e karantinës, Shkdora u bë shpejt zona e dytë më shumë e prekur nga Covid me 52 raste pas Tiranës me 209.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore po numërojnë krahas të prekurve të rinj edhe të shëruarit e rinj, raporti mes të cilëve po shkon prej disa ditësh pakashumë në proporcion të drejtë.

Sot u shtuan 17 raste të reja të prekur, por edhe u shëruan 15 pacientë të tjerë të mëparshëm, gjithsej 197.

Konfirmohet se COVID-19 i ka prekur të gjitha moshat, mosha mesatare është mbi 50, madje midis të prekurve janë edhe një numër fëmijësh.

Në Shqipëri u zbuluan sot edhe 17 raste të reja qytetarësh të prekur nga COVID-19, ndërsa numri i tyre gjithsej shkoi në 433 raste. Në 24 orët e fundit janë kryer mbi 250 teste ndaj personave të dyshuar, ndërsa gjithsej gjatë gjithë muajit janë kryer mbi 3640 teste.

Deri tani kanë humbur 23 qytetarë nga COVID-19 dhe u bënë 48 orë pa ndonjë vdekje në dy spitalet Covid të vendit, ku po mjekohen të shtruar 60 pacientë.

Edhe dy ditë më parë u bënë 72 orë pa humbje jete, ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar pacientët e tyre. Policia dhe ushtria po zbatojnë masa të rrepta të ndalim qarkullimit qytetës dhe ndërqytetës.

Kjo është fundjava e katërt me ndalim të plotë 40 orësh të qarkullimit të këmbësorëve dhe nga e hëna është njoftuar një shtim orareve të qarkullimit./ Voa

Të këshilluara

23 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Mbrëmë janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke bërë kështu që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 250. Deri tani, 7 perso...

10:31

Kërcënohet me jetë Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook. Një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti, ka sh...

09:15

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI