Flash

Dëshmia e policit/ Si qëlloi sot drejt vrasësit të shpallur në kërkim në mes të Tiranës

Lapsi.al 10 April 2020
Dëshmia e policit/ Si qëlloi sot drejt vrasësit të shpallur

Ka qenë kapuçi i vënë në kokë në një mot të nxehtë ai që ka tradhtuar Orgest Bilbilin teksa shëtiste i qetë rrugëve të Tiranës.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për abcnews.al dëshminë e policit, i cili qëlloi për vetëmbrojtje ndaj Orgest Bilbilit teksa ky i drejtoi dy herë pistoletën ndërkohë që efektivi i “Shqiponjave” i kërkoi mjetin e identifikimit.

Në dëshminë dhënë kolegëve të tij pas ngjarjes së rëndë me dy të plagosur në Tiranë, efektivi i “Shqiponjave” është shprehur se ka parë në rrugë një të ri të veshur sportiv dhe me kapuç në kokë, ndërkohë që moti ishte i nxehtë. Në këtë moment, polici ka dyshuar duke e ndaluar për t’i kërkuar fillimisht lejen e qarkullimit dhe një mjet identifikimi.

Por, Orgest Bilbili nuk ka zbatuar kërkesën e policit duke u larguar me vrap. Në këtë moment, siç ka deklaruar polici, ky i fundit i është vënë pas me vrap duke i kërkuar sërish që të ndalojë, por Orges Bilbili i ka drejtuar dy herë armën.

Në këtë moment, polici ka qëlluar në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe një vajzë që po kalonte rastësisht aty.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI