Flash

Kërcënohet me jetë Albin Kurti

Lapsi.al 11 April 2020
Kërcënohet me jetë Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook. Një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti, ka shkruar se jep shpërblim prej 10 milionë eurove në këmbim “të kokës së Albinit”. Ai e ka krahasuar Kurtin me ish-liderin e Kubës, Fidel Castro.

“10 milionë euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.

Kërcënimin ndaj Albin Kurtit e ka denoncuar në polici Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë se çështja është në duart e “organeve të hetuesisë e rendit”.

Në një shkrim në Facebook, Manxhuka u bëri thirrje aktivistëve të LVV-së të mos merren privatisht me kërcënuesin.

“E di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej”, ka shkruar Manxhuka në reagimin e tij.

Kurti ishte kërcënuar edhe më parë përmes rrjeteve sociale.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI