Flash

“Kthimi i fundit në shtëpi”, arkmortet me shqiptarët e vdekur nga koronavirusi nisen nga Bari drejt Durrësit

Lapsi.al 9 April 2020
“Kthimi i fundit në shtëpi”, arkmortet me shqiptarët

Mediat italiane kanë publikuar fotografi të disa makinave funerale në portin e Barit ku thuhet se janë të viktimave të shqiptarëve që po rikthehen në atdhe pasi humbën jetën nga koronavirusi.

Fotografi janë publikuar dy ditë më parë nga faqja lokale në Bari, “Antennasud”.

“Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë. LIVE nga porti i Barit sekuencat dramatike të hipjes në arkivolëve për në Durrës. Kthimi i trishtuar në vendin e tyre. Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave të varrosjes së shtetasve shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit”, shkruan faqja italiane teksa publikon fotot e fotografit, Francesco Saccente.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI