Flash

Rama 1 muaj 'overdozë' në Facebook: 407 postime, 47 orë video, 2634 minuta LIVE!

Lapsi.al 9 April 2020
Rama 1 muaj 'overdozë' në Facebook: 407 postime, 47 orë

Që nga data 9 mars 2020 ditën kur në vendin tonë u zyrtarizuan rastet e para të koronavirusit, kreu i qeverisë, Kryeministri Edi Rama e ka përdorur facebookun e tij dhe televizionin e tij On Line, ERTV si një mjet informimi, propagande, konferencash (pa media) komunikim me qytetarët, vend ku jepen vendime të qeverië, publikim urdhërash, vendimesh dhe video humoristike, urime, dhe duhet theksuar që ka qenë burimi i parë i informacionit dhe vendi i parë ku jepen deklaratat për gjithҫka që lidhet me koronavirusin, që nga numri i të infektuarve, shëruarve dhe situatën në vend në tërësi. Më konkretisht, në një muaj në facebookun e tij kryeministri Rama ka publikuar.

407 postime me një normë ditore 13 postime në 24 orë.

2830 minuta video, afërsisht 47 orë nga këto

2634 minuta LIVE

Dhe 146 minuta video të tjera.

Në facebookun e kryeministrit kanë munguar që nga dita e parë, konferencat për media, asnjë gazetar nuk është lejuar të bëjë pyetje për situatën në vend (Theksojmë se Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion një munër kontakti ku gazetarët mund të dërgojnë pyetje, por kjo nuk mund të quhet një konferencë për media, pasi gazetari nuk është present për ta dëgjuar pyetjen, dhe nuk është present për të kundërshtuar ose bërë një pyetje të dytë)

Është ndaluar tërësisht komunikimi zyrtar me gazetarët, përjashto rastet kur Kryeministri është lidhur me studio televizive dhe është pyetur nga drejtues emisionesh dhe persona që kanë qenë në lidhje paralele./ Faktoje.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI