Flash

Tejkalimi i afatit në zonën shengen, policia greke njoftim për shtetasit shqiptar

Lapsi.al 9 April 2020
Tejkalimi i afatit në zonën shengen, policia greke njoftim për

Polica greke ka dhënë disa sqarime për të gjitha veprimet që duhet të ndërmarrin shtetasit shqiptarë në mënyrë që të mos penalizohen për tejkalimin e afatit 90-ditor në zonën Shengen. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Emigracionit dhe Kufijve të policisë greke, shtetasit shqiptarë që mbyllja e kufijve i gjeti brenda zonës Shengen, duhet të paraqiten në drejtoritë e emigracionit të drejtorive vendore të policisë, të shoqëruar prej personit, i cili do të marrë përsipër t’u sigurojë atyre banesën dhe shpenzimet e qëndrimit.

Personi i interesuar duhet të ketë me vete:

Pasaportë të vlefshme Dy fotokopje të pasaportës Dy fotografi tip pasaporte Kërkesën për shtyrje afati të qëndrimit në zonën Shengen (plotësohet pranë sportelit) Deklaratë e personit që siguron strehim (plotësohet pranë sportelit) Lejen e qëndrimit dhe pasaportën, ose kartën greke të identitetit të personit që garanton shpenzimet. Vleren monetare prej 50 euro për ditë qëndrimi të personit të interesuar (vlera e parave vetëm tregohet dhe nuk përbën garanci dhe nuk mbahet në asnjë rrethanë prej autoriteteve). Dokument që vërteton vendin e banimit të garantuesit (fletën e zyrës së financës E3). Sigurim shëndeti në udhëtim (pranohet edhe në email). Një numër telefoni ose email për kontakt emergjence.

Sipas policisë të gjitha rastet verifikohen një nga një ndërsa personi i interesuar njoftohet prej autoriteve direkt ose brenda 24 orëve për ecurinë e kërkesës së tij. Ndërkohë, autoritetet greke besojnë se ndodhen të izoluar dhe pa mundësi të largohen, më shumë se 5000 shtetas shqiptarë.

Ndërkohë, ditët e fundit janë riatdhesuar dhjetëra shqiptarë që kanë kthyer nga Greqi. Disa falë ndihmës së biznesmenëve, ndërsa të tjerët me shpenzimet e tyre.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI