Flash

Elbasan/ Rezultojnë pozitivë edhe tre persona të tjerë

Lapsi.al 9 April 2020
Elbasan/ Rezultojnë pozitivë edhe tre persona të tjerë

Ndërsa është raportuar se janë shëruar nga Covid- 19 pjesëtarët e familjes së parë në Elbasan të infektuar nga koronavirusi, në Elbasan edhe tri raste të tjera janë identifikuar pozitivë.

Rasti i parë u bë me dije në 12 mars në qytetin e Elbasanit dhe ai ishte një 35-vjeçar, i kthyer nga Italia i cili rezultoi se kishte infektuar edhe prindërit.

Sipas burimeve zyrtare të tre pjesëtarët e familjes së 35-vjeçarit përkatësisht të moshës 31, 57 dhe 59 vjeç, janë shëruar nga Covid-19, por për fat të keq gjatë të enjtes tre persona të tjerë nga Elbasani kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë personat e shëruar që pas ekzaminimeve të radhës rezultuan negativë do të duhet të qëndrojnë për 14 ditë të tjera të vetkarantinuar. Po kështu edhe tre personat që rezultuan pozitivë do karantinohen. Edhe këta sipas burimeve jo zyrtare kanë lidhje me të infektuarit në Restorantin pranë Gjykatës së Elbasanit.

Të këshilluara

Shkatërrohet grupi i kokainës në Durrës

Shkatërrohet nje grup kriminal i kokainës në Durrës. Në kuader të operacionit antidrogë te koduar “HIGH QUALITY”, u arrestuan dy persona. Burime zyrtare nga ...

09:32

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti nesër do të jetë i kthjellët. Edhe për ditën e enjte pritet që vendi ynë të ndikohet nga të njejta kushte atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët n...

08:12

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI