Flash

Djali i presidentit serb infektohet me koronavirus, Vuçiç: Danilo, babi të do, për ty dorëzimi nuk është një mundësi

Lapsi.al 8 April 2020
Djali i presidentit serb infektohet me koronavirus, Vuçiç: Danilo,

Danilo Vuçiç, djali i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka rezultuar pozitiv ndaj analizës për Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Vuçiç, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Instagram. ndër të tjera, prësidenti i Serbisë i shpreh dashurinë të birit, teksa shkruan se për Danilon, dorëzimi nuk është një mundësi.

“Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha se dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do fitosh. Babi të do, të gjithë të duam!”– ka shkruar Vuçiç.

Tashmë Danilo është dërguar në Infektivin e Beogradit. Deri më tani në Serbi janë raportuar gjithsej 2200 të infektuar me Covid-19, ndërkohë që kanë humbur jetën 58 persona.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI