Flash

Dhoma Amerikane e Tregtisë letër qeverisë: Shtyni parapagimin e taksave për vitin 2020

Lapsi.al 8 April 2020
Dhoma Amerikane e Tregtisë letër qeverisë: Shtyni parapagimin e

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shfaqur shqetësime në lidhje efektet e pafavorshme që këto masat e qeverisë po shfaqin në komunitetin e biznesit në Shqipëri.

Prandaj, përmes një letre i bën thirrje qeverisë që miratojë disa propozime në lidhje me gjendjen e vështirë të biznesit dhe sipërmarrjes në vend.

Sipas Dhomës Dmerikane të Tregtisë, një numër i madh biznesesh në të gjithë sektorët, iu është dashur të zvogëlojnë ose pezullojnë plotësisht aktivitetin e tyre në përputhje me urdhrat e reja të Qeverisë

Po ashtu, në letër shtohet se ata po përjetojnë një rënie të konsiderueshme të xhiros se te ardhurave. Kjo rënie e të ardhurave po pengon shumë biznese të përmbushin detyrimet e tyre financiare, përfshirë më të rëndësishmen, pagimin e punonjësve të tyre.

Dhoma i bën thirrje Qeverisë të miratojë katër propozimet e mëposhtme:

Sigurohuni që të gjitha bizneset, pavarësisht nga madhësia të kenë mundësi aksesi ne Fondet e Emergjencës COVID-19 në mënyrë që të vazhdojnë aktivitetin gjatë kësaj periudhe.

Siguroni përfitime të Pagesës së Papunësisë për të gjithë punonjësit e kualifikuar, pavarësisht nga madhësia e kompanisë që po i pushon ata.

Shtyni parapagimin e taksave për vitin 2020.

Ne nxisim Qeverinë që të konsultohet me palët e interesit përpara se të marrë vendime me pasoja te rëndësishme për bizneset.

Dhoma Amerikane shprehet se këto hapa do të bëjnë të mundur lehtësimin e duhur, rritjen e likuiditetit dhe aksesit në kapital, që do të ndihmonte biznesin të vazhdonte aktivitetin gjatë kësaj kohe.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI