Flash

Donacioni rekord/ Miliarderi amerikan i Twitter shkrin një të tretën e pasurisë në luftën kundër Covid-19

Lapsi.al 8 April 2020
Donacioni rekord/ Miliarderi amerikan i Twitter shkrin një të

Themeluesi dhe drejtuesi i Twitter, Jack Dorsey njoftoi në rrjetin social se do të dhuronte për luftën ndaj koronavirusit plot një miliard dollarë nga pasuria, për të cilat ai thotë se përbën 28% të pasurisë së tij totale.

Miliarderi amerikan Jack Dorsey sqaroi se shuma stratosferike do të dilte nga aksionet e tij në kompaninë Square, në vend të aksioneve të tij në Twitter.

Njoftimi i Dorsey vjen vetëm disa ditë pasi themeluesi dhe drejtuesi i gjigandit të e-commerce Amazon, Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, dhuroi 100 milionë dollarë në bankat amerikane të ushqimit. 100 milionë dollarë ka dhuruar edhe Bill Gates, manjati i Microsoft. Njeriu më pasur në glob për gati dy dekada duket se do të vazhdojë të shpenzojë në luftën kundra koronavirusit, por kësaj rradhe duke financuar kërkime vaksinash. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Lëkundet toka, tërmet në Korçë

Një tërmet është shënuar sot  në Korçë. Tërmeti me magnitudë 3.7 të shkallës rihter kishte epiqendrën 5 km në Juglindje të Maliqit. Sipas të dhënave nga IGJE...

09:05

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme moti do të jetë i kthjellët të gjitha qarqet e vendit. T emperaturat minimale dhe maksimale të ajrit sot pritet të arrijnë në bregdet: 8 / ...

08:45

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI