Flash

Shqipëria në karantinë, Ramë: Kemi në dispozicion 310 shtretër

Lapsi.al 8 April 2020
Shqipëria në karantinë, Ramë: Kemi në dispozicion 310

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në të dy spitalet, atë infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë në dispozicion 310 shtretër. Gjatë një komunikimi në Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, kreu i qeverisë tha se deri tani janë 63 pacientë të shtruar në këto dy spitale. Ndërsa për respiratorët tha se kanë 304.

"Përmes karantrinës ne mbrojmë sistemin tonë shëndetësor dhe bëjmë që sistemi shëndetësor të ketë kapacitetin për të përballuar. Ajo që po ndodh në Amerikë, Itali është mbingarkesa e sistemit shëndetësor dhe pamundësia për ti shërbyer të gjithëve njëkohësisht. Ne disponojmë 310 shtretër në dy strukturat, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nga 310 ne kemi 63 pacientë, pra kemi 23.5 % të kapacitetit të zënë. Kjo është si rezultat i masave që kemi marrë dhe si rezultat i rezistencës fantastike që keni bërë. Pa u bërë këto ne do ishim në një gropë ku do lusnim të shpëtonim. Në total janë 304 respirator që i kemi në dispozicion. Sot në respirator kemi 4 veta, 1.3% të kapacitetit", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI