Flash

Fifa "grumbullon" Lautaro Martinez për Olimpiadën e Tokio: shtyrja e Lojrave rrit edhe moshën e lejuar

Lapsi.al 4 April 2020
Fifa "grumbullon" Lautaro Martinez për Olimpiadën e Tokio:

Saktësimi i Cio (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) e Fifa-s në të cilën specifikohet se në turneun e futbollit të Tokyo 2020 do të pranohen edhe futbollistë të lindur në vitin 1997, që teorikisht me shtyrjen e Lojërave në 2021 nuk do të kishin mundur të merrnin pjesë, i jep frymëmarrje lehtësimi teknikut të Argjentinës Fernando Batista. Në fakt, tani seleksionuesi i formacionit Olimpik Albiceleste mund të besojë tek ylli i tij, interisti Lautaro Martinez, lindur në 22 gusht 1997, e në këtë pikë i "grumbullueshëm".

Batista, që në Japoni kërkon të fitojë medaljen e artë, është i sigurtë se mund të bindë Inter të lirojë sulmuesin (për Olimpiadën klubet nuk janë të detyruar të lënë të lirë lojtarët e tyre), ndërkohë pas saktësimit të bërë nga Cio e Fifa, tekniku argjentinas mund të ketë në dispozicion edhe lojtarë si Montiel (River Plate), Ascacibar (Hertha Berlin), Robertone (Velez) e ish-romanisti Ponce (Spartak Moskë), të gjithë pjesë e organikës së tij dhe të lindur në '97.

Një tjetër saktësim pritet të vijë tashmë nga Fifa, për të mësuar nëse në Tokyo 2020 mund të përdoren edhe tre lojtarë jashtë kuote, si ka ndodhur gjithnjë në Olimpiada: më shumë se Argjentinës, në fakt, cështja i intereson Brazilit për Neymar e Egjiptit që dëshiron të grumbullojë Salah.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI