Flash

"Pa titullin Liverpool ka arsye të ankohet": Ancelotti parashikon skenarët në Premier League

Lapsi.al 3 April 2020
"Pa titullin Liverpool ka arsye të ankohet": Ancelotti parashikon

Futbolli por jo vetëm. Rivaliteti ndërqytetas, por edhe ndjenja e ndershmërisë sportive. Profesionalizmi, ashtu si edhe mbrojtja e të mirës për publikun. Carlo Ancelotti nuk ndalet vetëm në ngushtësinë e sfidave mes Everton e Reds, ndoshta sepse në lojë është akoma paqartësia për atë që do të ndodhë në Premier League. Me një titull kurrë kaq pranë kushërinjve rivalë të Liverpool në 30 vitet e fundit, në një kohë tjetër dëshira e Toffies do të ishte humbja e kampionatit nga Liverpool, por Ancelotti është i drejtë në analizën e tij: "Do të kishin arsye të ankoheshin nëse nuk do ti akordohej titulli - saktësoi tekniku italian i Everton, duke folur për L'Equipe - por gjëja që ka më shumë rëndësi në këtë moment është shëndeti i njerëzve. Duhet menduar vetëm për këtë e të ndjekim direktivat e qeverive, duke qendruar në shtëpi".

E megjithatë e ardhmja nuk duket se e shqetëson Ancelotti: "Duhet të ndryshojmë stilin e jetës. Kjo situatë do të trasformojë shoqërinë: do të ketë mardhënie ndryshe e më njerëzore. Kurrë si tani nuk kuptohet më mirë sa i rëndësishëm është raporti me një bijë apo me gruan. Në këto ditë ka më shumë komunikim në familje në krahasim me kur ishim vetëm me fytyrën para telefonit. Natyra na ka dhënë një sinjal e erdhi momenti të ndalojmë pak'". Një situatë që do të ketë edhe një zhvillim tjetër të nevojshëm: "Do të kontribuojë për të bërë të gjithë sistemet shëndetësore më efikasë se sa ishin më parë".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI