Flash

Polemikat e Lukakut: "I futën të gjithë në karantinë sapo u sëmur një lojtar i Juventus"

Lapsi.al 3 April 2020
Polemikat e Lukakut: "I futën të gjithë në

Shëndeti para të gjithash, edhe në futboll. Romelu Lukaku i ka idetë të qarta mbi situatën e koronavirus e ndalimi i kampionatit, për sulmuesin belg të Inter, është zgjidhja më e mirë: “Shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Nëse shëndeti nuk garantohet në 100% përse duhet të luajmë? Sapo u mësua se një lojtar i Juventus ishte i sëmurë i futën të gjithë në karantinë. E gjitha kjo nuk është normale".

Impakti i lojtarit me Interin e kampionatin italian ka qenë impresionues: "Unë jetoj për të bërë gol. Por nëse dua të ndihmoj skuadrën time, duhet të jem gjithnjë gati të ndihmoj shokët e mi. Statistikat personale kanë pak rëndësi - ka thënë sulmuesi zikaltër. Në metrat e fundit duhet të jemi dinamikë, të sulmojmë hapësirat me kohët e duhura. Ne stërvitemi shumë, shohim cdo ditë video për të analizuar gabimet tona dhe të evitojmë ti përsërisim në të ardhmen".

Lukaku nuk e ka fshehur kurrë pasionin për Inter, duke treguar se edhe idhujt e tij kanë veshur fanellën zikaltër: "Kam adhuruar Adrianon, që me fanellën e Inter bëri gjëra të mëdha. Kujtimet e mia ta para të lidhura me futbollin ndërkombëtar janë ato të Botërorit 1998: kohë në të cilat Ronaldo Fenomeni tregonte se kishte një klas superior. Pastaj shkoi tek Real Madrid. Për sa i përket brezit të sulmuesve që e pasuan, në Europë admirova Henry e Drogba".

Për momentin futbolli duhet të qendrojë në plan të dytë edhe për gjigantin belg: "Prioritetet janë tjetër në këtë moment - përfundoi ai -. Ajo që më mungon më shumë është ritmi i ndeshjes, kompeticioni me kundërshtarin, stadiumi plot, ngrohtësia e publikut. Po shfrytëzoj këtë moment për të analizuar përfaqësimet e mia të fundit, madje më në përgjithësi atë që kam bërë në muajt e fundit. Mund të përmirësohesh gjithnjë në futboll".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI