Flash

Apeli fisnik i Tevez: "Ne mund të rrimë një vit pa fituar, dua të ndihmoj të varfërit"

Lapsi.al 2 April 2020
Apeli fisnik i Tevez: "Ne mund të rrimë një vit pa fituar,

Emergjenca koronavirus ka mbërritur edhe në Argjentinë, ku mes personave në karantinë është edhe Carlos Tevez, sulmuesi i Boca Juniors. Nga festa e majit për titullin kampion në Argjentinë, tek trishtimi i këtyre ditëve, Apache ka rrëfyer gjithcka për Olè: "Vajza ime mbushi 15 vjec dhe e kaluam ditëlindjen së bashku - ka rrëfyer Tevez - kishim organizuar një festë, por e shtymë për një kohë të pacaktuar. Tani duhet të përqendrohemi tek tjetër gjë, tek prindërit tanë e tek gjyshërit tanë. Ky virus është një makth, frikësohem më shumë për ata se për fëmijët e mi. Nuk dihet nga të vjen e si mund të godasë. Dimë vetëm se vret e se kush vuan, vdes vetëm, pa mundur ti qendrosh pranë apo përqafosh".

Tevez është njohur gjithnjë si kampioni i popullit dhe flet akoma si i tillë, kur argumenti mbërrin tek shkurtimi i pagave të lojtarëve: "Ne lojtarët mund të rrimë edhe një vit pa fituar asgjë - ka thënë ai - e nuk jemi nga ata që dalin nga shtëpia në 6 të mëngjesit e kthehen në 7 të mbrëmjes vetëm që të mbajnë familjen. Do isha i lumtur të ndihmoj e vihem në dispozicion, sepse Shteti është, por duhet të jemi edhe ne. Kjo situatë na ka kujtuar se jemi të gjithë njësoj". Mendimi i tij shkon pastaj tek ata që kanë më pak armë për të luftuar virusin, tek të varfërit: "Jam me ata që rrezikojnë më shumë. E di ku jetojnë, jam rritur aty edhe unë. Është e rëndësishme të qendrojmë bashkë e të pëqrpiqemi të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI