Flash

"Futbolli pas virusit do të jetë ndryshe": presidenti i Fifa-s Infantino i prekur nga vuajtjet e Italisë

Lapsi.al 2 April 2020
"Futbolli pas virusit do të jetë ndryshe": presidenti i

Në një mesazh të dhënë përmes agjensisë së lajmeve Ansa, presidenti i Fifa-s, Gianni Infantino, shpreh ndjenjat e tij në ditët e emergjencës së koronavirus: "Zemra ime italiane është në lot nga imazhet e vuajtjes së tmerrshme që përshkruan zia që po godet familjet e vendit tonë. Italia do tia dalë sepse në momentet më të vështira di të japë më të mirën. Unë jam me të gjithë ju, miqët e mi të dashur. Duhet të mendojmë ti sjellim lehtësim atyre që vuajnë, duhet të ndjekim rregullat. Futbolli që do të vijë pas virusit do të jetë krejt ndryshe, më social e solidar".

Një mesazh shprese e afërsie me Italinë, ai i dhënë nga numri 1 i futbollit botëror. "Do të kthehet koha e futbollit e kur të kthehet do të festojmë së bashku daljen nga një makth. Sot - vazhdoi Infantino në mesazhin e tij - duhet të ndjekim rregullat që kanë vendosur autoritetet shkencore për të frenuar e mundur këtë virus të mallkuar. I jam pranë heronjve modernë që janë infermierët e mjekët. Përgëzoj ata që kanë bërë gjeste solidariteti për të blerë maska e ventilatorë".

"Një leksion - vazhdoi Infantino - unë i pari e ju bashkë me mua duhet ta keni kuptuar: futbolli që do të vijë pas virusit do të jetë krejtësisht ndryshe, përfshirës, më social e solidar, i lidhur me territorin e në të njëjtën kohë më global e më mikpritës. Do të ketë një gjë të përbashkët: gëzimin për golin e përqafimin për të treguar këtë emocion. Do të jemi më të mirë, më njerëzor e më të kujdesshëm për vlerat e vërteta".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI