Flash

Nuk ndodhte nga Lufta e Dytë Botërore: anullohet turneu i tenisit Wimbledon 2020

Lapsi.al 2 April 2020
Nuk ndodhte nga Lufta e Dytë Botërore: anullohet turneu i tenisit

Lajmi qarkullonte prej ditësh, por tani është zyrtar: për shkak të emergjencës koronavirus, turneu i Wimbledon, në program në Londër nga 29 qershori në 12 korrik, është anulluar: është hera e parë që ndodh nga kohët e Luftës së Dytë Botërore. I gjithë sezoni mbi bar është anulluar e nuk do të ketë tenis profesionist në asnjë vend të botës të paktën deri në 13 korrik.

Pas Europianit e Olimpiadës, koronavirus bën një tjetër viktim luksi mes manifestimeve të mëdha sportive. Ndërsa Roland Garros shpëtoi duke shtyrë turneun në 20 shtator -4 tetor, Wimbledon është anulluar e me të i gjithë sezoni në bar. "Edicioni i 134-rt i Championships - lexohet në faqen e turneut prestigjioz - do të zhvillohet nga 28 qershori në 11 korrik 2021".

"Kemi menduar mbi të gjithë për shëndetin e sigurinë e të gjithë atyre që marrin pjesë në Wimbledon: nga publiku britanik tek vizitorët nga e gjithë bota, nga lojtarët tek të ftuarit, tek personeli, tek vullnetarët, partnerët e tek rezidentët lokalë" vazhdon komunikata.

"Eshtë një vendim që nuk e morëm lehtë, por si rrjedhojë e një analize të thellë duke marrë në konsideratë të gjithë skenarët. E quajmë të drejtë të anullojmë Championships këtë vit për tu përqendruar në mënyrën se si të përdorim burimet tona për të ndihmuar komunitetin vendas e jo vetëm", ka thënë Ian Hewitt, presidenti i Aeltc, All England Club, që mirëpret turneun më të famshëm në botë.

PEZULLOHEN TË GJITHË TURNETË ATP E WTA DERI NË 13 KORRIK

Njëkohësisht me anullimin e Wimbledon, Atp e Wta kanë njoftuar vazhdimin e pezullimit të të cirkuiteve respektive deri në 13 korrik 2020, për shkak të pandemisë aktuale të Covid-19. Përvec Championships, pezullimi përfshin edhe eventet Atp të s-Hertogenbosch, Stuttgard, London-Queen's, Halle, Mallorca e Eastbourne, përvec atyre të Wta të s-Hertogenbosch, Nottingham, Birmingham, Berlin, Eastbourne e Bad Homburg. Ndalimi përfshin të gjithë aktivitetin profesionist, përfshirë Atp Challenger Tour dhe Itf World Tennis Tour. Për momento, turnetë që do të zhvillohen nga 13 korrik 2020 e më pas mbeten të konfirmuar në datat origjinale.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI